Kabllot energjetike kaplohen nga zjarri (Video)

Në komunën e Podujevës tashmë kanë filluar të dëmtohen edhe kabllot e energjisë elektrike.

Në një video të siguruar nga Indeksonline, shihet qartë se si në rrugën ‘Xheladin Rekaliu’,  kabllot elektrike janë kapluar nga zjarri, transmeton Indeksonline.

Siç duket e gjithë kjo është si pasojë e ngarkesës së madhe të energjisë elektrike në këto kabllo./Indeksonline/