A ka te KF Drenica futbollist me rrogë 50 euro? Kjo është përgjigjja e klubit

imonieri’ Tahir Lushtaku ka thënë në emisionin Arena në Tribuna Channel se ka futbollistë në skuadrën e Drenicës që paguhet 50 euro në muaj, transmeton GazetaOlle.com.
Këto deklarata janë përcjellë edhe në Gazetën Olle derisa klubi ka reaguar lidhur me këto deklarata ndaj mediumit tonë.
Më poshtë mund ta lexoni reagimin e klubit. /Gazeta Olle/

tahir lushtaku 1

Reagimi i Drenicës

Kryesia e KF Drenica, më anë të kësaj shkrese, dëshiron të njoftojë të gjithë opinionin publik, dashamirët dhe tifozët e klubit në lidhje me disa informata që janë plasuar në media (Gazeta OLLE), kohëve të fundit që kinse në klub ka pagesa të futbollistëve 50 euro në muaj, gjë e cila nuk është fare e vërtetë dhe është një trillim në vete. Drejtuesit e klubit janë të habitur se si ka mundësi që mediat e njohura sportive, si Gazeta Olle, mund të bien kaq lehtë pre e dezinformatave që jepën nga grupe të ndryshme të njerëzve ose individ të caktuar. Po ju sqarojmë në pika të shkurtëra dhe po ju argumentojmë të kundërten e asaj qka është plasuar në media. Pika e parë, Federata e Futbollit e Kosovës, nëse jeni në dijeni, ka marrë vendim që asnjë futbollist profesionist të mos mundet që të regjistrohet në platformen FIFA-Connect, pra të Licencehet në FFK, nëse ka pagën me të vogël se 250 euro. Pika e dytë, të gjitha kontratat e futbollistëve, janë të deponuara në FFK dhe janë në sirtarët e klubit, dhe kjo gjë është shumë lehtë e verifikueshme. 90% e futbollistëve të KF Drenica, janë futbollistë, profesionist që kanë pagë 250 e më të lartë, konform rregullave të FFK-së, dhe kjo është një fakt i pamohueshem të cilin mund ta verifikojnë edhe lojtarët por edhe Federata e Futbollit. Kurse një pjesë e futbollistëve përspektivë që janë të regjistruar si lojtarë amator, edhe ata të gjithë kanë paga më të larta dhe nuk ka asnjë futbollistë që ka pages 50 euro, kjo shifër nuk figuron askund në marrëveshjet e klubit si pagë për ndonjë futbollistë. Madje nga futbollistët e rinjë ka të atillë që marrin pagë shumë të mirë dhe shumicën e rasteve paraqiten vetëm për ekipin e juniorëve (U19). Andaj është e padrejt që mediat të merren me dezinformata pa e pyetur asnjë futbollist dhe pa e pyetur askënd nga drejtuesit e klubit për të marrë informatën e dorës së parë. Kërkojmë nga mediat, konkretisht nga Gazeta Olle, që të kërkoj falje publike për dezinformimin që ia ka bërë opinionit publik dhe të konsultohet me drejtuesit e KF Drenicës, para se të lansojë ndonjë lajm në lidhje me klubin për të ta informuar drejtë opinionin e gjerë, gjë që mendojmë se është qëllim edhe i Gazetes Olle, që të informojë drejtë dhe jo të dezinformojë dhe të lansojë lajme të pavërteta.