Ka filluar asfaltimi i rrugëve edhe në dy fshatra të Drenicës

Sot, ka filluar asfaltimi i rrugëve lokale në lagjen “Konjuhi” në Leqinë dhe lagjen “Hysenaj” në Tërnov.

I pranishëm ishte edhe Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, së bashku me Drejtoreshën e Urbanizmit, Sanije Ahmeti.

Kryetari Jashari, i uroi banorët e kësaj pjese për rregullimin e kushteve infrastrukturore, duke theksuar se punimet do të kryhen sipas planeve implementuese.

Komuna e Skenderajt po vazhdon në rregullimin e kushteve infrastrukturore.

Fotografia e Komuna Skenderaj

Fotografia e Komuna Skenderaj

Fotografia e Komuna Skenderaj

Fotografia e Komuna Skenderaj

Fotografia e Komuna Skenderaj

 

Lexo tjetër  Drenas, të ejten pa rrymë këto vende