“Juventusi beson në përmbysje të rezultatit”

 

Juventusi ka detyrë të vështirë nesër në mbrëmje pasi do të luaj kundër Fiorentinës në kuadër të Kupës së Italisë. Në ndeshjen e parë gjysmëfinale, Juventusi ka pësuar para tifozëve të vet me rezultat 2-1, dhe nesër në Firencë ka mision të vështirë, përmbysjen e këtij rezultati.
Këtë e ka premtuar edhe trajneri i Juventusit, Masimiliano Allgeri, që në konferencë për shtyp ka thënë se në futboll gjithçka është e mundur.
“Juventus ka për detyrë për të besuar për shkak se në futboll gjithçka është e mundur. Ne fillojmë në një disavantazh për gabimet e bëra në ndeshjen e parë, por mund ta marrim ndeshjen ne Franchi në mënyrën më të mirë. I kemi mjetet për të ndryshuar kahjen e rezultatit, gjëja e rëndësishme është të mos ngutemi. Tifozët e dinë, megjithatë, pavarësisht humbjes në ndeshjen e parë, ne nuk jemi dorëzuar absolutisht për Kupën e Italisë”, ka thënë Allgeri.