Juventus “Ciao” Fiorentinës, kualifikohet në finale të Kupës (Video)

Juventus ka arritur ta përmbys rezultatin e ndeshjes së parë në gjysmëfinale e Kupës së Italisë, të cilin e pat humbur 1:2 nga Fiorentina. Por, sonte Juve tregoi së është skuadër e fort në Serie A, duke e mposhtur Fiorentinen në Artemio Franchi, me rezultat 0:3 dhe në përgjithësi 2:4. Golat për Juventusin i shënuan Matri, Pereyra dhe Bonucci. Juventus në finale pret Napolin ose Lacion e cila luhet nesër./DrenicaPress/