Juve rivalizon Bayernin për Martialin

Raportohet se Juventusi është duke e rivalizuar Bayern Munich për transferimin e Anthony Martial nga Manchester Unitedi.

Sulmuesi francez i është bashkuar Djajve të Kuq në verën e 2015 për 60 milionë euro, për atë kohë shifër rekorde për një tinejxher.

Deri më tani në tre sezone, Martial ende nuk ka bërë 30 ndeshje si titullar në Ligën Premier, këtë sezon vetëm 16.

Anthony Martial gjatë një dueli me Kyle Walker (Foto: Getty Images)

Sipas Gazzetta dello Sport, Juve e konsideron atë si opsion ideal për krahun e majtë, posaçërisht pasi Mario Mandzukic pritet të largohet gjatë verës.

Por, Zonja e Vjetër nuk do ta ketë aspak lehtë pasi tash e disa kohë për lojtarin ka shfaqur interesim edhe Bayern Munich.

Kontrata e Martial skadon në verën e 2019, edhe pse pjesë e saj është vazhdimi për një vit.

Që ai të largohet nga Old Traffordi besohet se skuadrat e interesuara duhet të paguajnë rreth 50 milionë euro, ndryshe Man Utd nuk e shet. /Telegrafi/

Lexo tjetër  Në Brazil shënohet goli më i bukur i vitit 2016 (video)