Juve pas Witsel, ka gati oferten

 

Kampionët e Italisë, Juventusi, ka nisur punën për të gjetur zëvendësuesin e Paul Pogba, i cili me gjasë në fund të këtij sezoni do të transfereohet në drejtim të një klubi më të madh evropian.
Sipas Tuttopsport, gazetë torineze, drejtuesitë e Juves kanë bërë gati ofertën për mesfushorin belg.
Bëhet e ditur se skuadra italiane është e gatshme të paguajë një dëmshpërblim prej 25 milionë eurosh për transferimin e Witselit në fund të këtij edicioni.
Mesfushorin e pret në Torino një pagë prej 3.5 milion euro, plus bonuset.