Juve nuk gabon, sigurt drejtë trofeut (Video)

Juventusi ka regjistruar një tjetër fitore të rëndësishme  në Serie A, duke mposhtur 2:0 në Juventus Stadium Empolin, në kuadër të xhiros së 29-të.
Golin e parë e shënoi Carlos Tevez, në minutën e 43’, duke shënuar nga ekzekutimi i një goditje indirekte. Në minutat shtesë të ndeshjes, Pereiera, vulosi fatin e këtij takimi. Me ketë fitore Juventus ka arkëtuar 70 pikë, duke kryesuar me 14 pikë më shumë se Roma.