Juve i prish punë Romës për Naingolan

 

Roma e huazoj Radja Naingolan nga Cagliari dhe tani i duhet ta blejë atë ose ta lërë të lirë.

Sipas Rai Sport Juve ka ndërhyrë mes Romës dhe Cagliarit për Nainggolan. Përvec vështirësive për të blerë gjysmen tjetër të kartonit nga ekipi i Sardenjes, Roma duhet të merret edhe me kërkesat ekonomike të belgut.

Sabatini ofron 2.5 mln euro por Nainggolan luhatet pasi Juve i ka ofruar 4 mln euro në sezon.

Mercato interesante pritet këtë verë në Itali, pasi Inter, Milan dhe Roma pritet të bëjnë revulocion në skuadra, dhe Juve nuk dëshiron të rrijë duarkryq.