Jeta dhe vdekja e shqiptarit ka qenë e lidhur gjithmon me fatin e atdheut

Shkruan Esat SHALA

Nëpër shekuj populli ynë ka bërë luftëra për liri. Jeta dhe vdekja e tij kanë qenë të lidhura gjithmonë me fatin e atdheut. Atdheu ka qenë dhe ka mbetur i shenjtë për shqiptarët. Liria e tij është parë e kërkuar vetëm përmes pushkës dhe luftës kundër pushtuesve.

Kujtesa historike është rifreskuar çdoherë me beteja, me trimëri të pashoqe të bijve e bijave më të mirë të këtij trualli. Epopetë e lavdishme i gjasojnë shpeshëherë njëra- tjetrës, ashtu siç i gjasojnë trimat njëri –tjetrit.

Shumë ngjajshmëri kanë edhe rëniet e tyre heroike.

Ky popull i vogël, por me zemër të madhe ka patur gjithnjë në gjirin e tij patriotë që i kanë vazhduar përpjekjet me pendë e me pushkë për liri e bashkim kombëtar. Kur kujtojmë Ismet Jasharin KUMANOVEN ne dhe i gjithë populli i Kosoves krenohemi dhe mburremi me këtë emër qe falë gjakut të tijë dhe shumë deshmoreve të tjerë ne jetojmë të lirë,lavdi jetes dhe vepres të të gjithë deshmorve të kombit që u flijuan për atëdhe.