Jep dorëheqje Ministri i Brendshëm i Shqipërisë

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka dhënë dorëheqjen. Lajmi konfirmohet nga burime të Lapsi.al pranë qeverisë. Mësohet se gjatë paradites minisrti Tahiri ka zhvilluar një takim në Kryeministri me Edi Ramën.

Pritet që më vonë ai të dalë në një konferencë për mediat, për të dhënë arsyet e dorëheqjes. Ikja e tij shihet si një lëvizje e Ramës për të zgjidhur ndoshta krizën politike.

Kujtojmë që opozita po proteston prej datës 18 shkurt në bulevard dhe kërkon qeveri teknike që do të organizojë zgjedhjet e 18 qershorit. Tahiri ka qenë një prej ministrave më të sulmuar prej opozitës.

Ai është akuzuar shpesh për lidhje me krimin dhe trafikun e drogës.

   
Loading...