Jakup Kransiqi në fshatin Prekaz të Skenderajt, themelon nëndegën e Nismës (FOTO)

Gjatë ditës së sotme Jakup Krasniqi ka qëndruar në fshatin Prekaz të Skenderajt, për të thmeluar nëndegën e partisë Nisma Socialdemokratike të Kosovës, transmeton Drenica Press.

Në një njoftim të degës së Nisma-s në Skenderaj thuhet:”Në vazhdën e formimit të nëndegëve të saj, Nisma Socialdemokrate Dega e Skënderajt formoi nëndegën në Prekaz.
I pranishëm në këtë ngjarje ishte edhe kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës, z Jakup Krasniqi, i cili foli për zhvillimet e përgjithshme si dhe përzgjerimin e Nismës Socialdemokrate.
Formimi i nëndegës në Prekaz ka edhe ndikim simbolik në zgjerimin e nismës, sepse do të ndikojë edhe në formimin e nëndegëve të saj në komunën e Skënderajt.
Dega e Nismës në Skënderaj karakterizohet nga fryma plotësisht liberale ku secili lirshëm shpreh idetë mendimet dhe mospajtimet e mundshme lidhur me zhvillimet e përgjithshme. Kjo është edhe arsyeja pse asaj kohëve të fundit iu kanë bashkëngjitur shumë anëtarë në mesin e tyre edhe shumë intelektualë.

Kryetar i nëndegës u zgjodh Milaim Ramadani, politolog, ndërsa anëtar të kryesisë u zgjodhën: Sylë Dibrani jurist, Rrustem Sejdiu ekonomist, Istref Sejdiu historian, Qerim Rexha aktivist i dalluar, Sabri Beqiri, aktivist i dalluar, Gani Beqiri, mr.sc i inxhinierisë mekanike.

Nisma falënderon të gjithë pjesëmarrësit për përkrahjen që i dhanë përformimin e nëndegës në Prekaz.”Fotografia e NISMA për Kosovën - Dega Skenderaj

Lexo tjetër  QKMF në Skenderaj përfiton donacion prej 400 mijë dollarësh