Jahjaga priti ambasadoren e re të Emirateve të Bashkuara Arabe

Presidentja e Republikës Atifete Jahjaga priti sot në takim ambasadoren e Emirateve të Bashkuara Arabe në Podgoricë, jorezidente për Kosovën, zonjën Hafsa Abdullah Mohammed Sharif Al Ulama, e cila i dorëzoi letrat kredenciale.
Presidentja Jahjaga vlerësoi se marrëdhëniet midis Republikës së Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe janë shumë të mira dhe shprehu përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë.
Ajo e çmoi lart mbështetjen që Emiratet e Bashkuara Arabe i kanë dhënë Kosovës në të gjitha proceset e shtetndërtimit.
Presidentja Jahjaga e uroi ambasadoren Hafsa Abdullah Mohammed Sharif Al Ulama për detyrën e re, duke i dëshiruar punë të suksesshme gjatë mandatit të saj si ambasadore jorezidente e Emirateve të Bashkuara Arabe në Republikën e Kosovës.
Ambasadorja Hafsa Abdullah Mohammed Sharif Al Ulama shprehu përkushtimin e vendit të saj për të thelluar dhe fuqizuar bashkëpunimin me institucionet e Kosovës në çdo sferë me interes dypalës.