Ja votat e të gjitha partive për Kuvendin Komunal të Vushtrrisë (Dokument)

Përveç që ka fituar shumicën e votave në garën për të parin e Vushtrrisë, Partia Demokratike në Vushtrri ka marrë edhe numrin më të madh të votave edhe në garën për Asamblenë Komunale.

Sipas rezultatit preliminar të publikuar tash së fundi nga KQZ-ja, PDK ka dal e para me vota për Asamblenë Komunale, e ndjekur nga LVV dhe LDK,  AKR, AAK, LB që duket se kanë fituar dy e më tepër ulëse në Kuvendin Komunal.

Po ashtu të përfaqësuara në Kuvend me nga një ulëse do të jenë edhe NISMA dhe PD, raporton Veriu.info.

Ja Lista e plotë e partive, kush sa ka fituar në Kuvendin Komunal të Vushtrrisë:

PDK- 8635 vota – 30.77 %
LVV – 5533 vota – 19.71 %
LDK – 5253 vota – 18.72 %
AKR- 2208 vota – 7.87 %
AAK – 2169 vota – 7.73 %
LB – 1245 vota – 4.44 %
NISMA- 1097 vota – 3.91 %
Lista Serbe – 649 vota – 2.31 %
PD – 526 vota – 1.87 %
KDTP- 263 vota – 0.94 %
Alternativa – 261 vota- 0.93 %
SLS- 146 vota – 0.52 %
FJALA – 81 vota – 0.29 %