Ja sportistët që do ta përfaqësojnë Kosovën në Lojërat Evropiane (FOTO)

Komiteti Olimpik i Kosovës e ka publikuar sot listën e sportistëve që do ta përfaqësojnë Kosovën në Lojërat Evropiane, të cilat do të mbahen këtë verë në Baku të Azerbajxhanit.

Do të jenë 18 sportistë që do ta përfaqësojnë vendin tonë në “Baku 2015”, ndërsa Majlinda Kelmendi do ta mbajë flamurin e Kosovës në fillim të këtij evenimenti, pasi siç dihet, ajo nuk do të garojë në këtë eveniment, për shkak të lëndimit.

Më poshtë mund ta shihni listën e pjesëmarrësve në “Baku 2015”, i cili do të mbahet në periudhën 12-28 qershor.

Image