Ja si u pastrua Skenderaj gjatē aksionit ”Ta Pastrojmë Kosovēn” (foto)

 

Ashtu edhe sic ishte planifikuar, dje në ora 10:00 filloi aksioni ”Ta Pastrojmë Kosovën”. Para shumë vullnetarëve, Policisë së Kosovës, kompanisë ” Pastrimi ” dhe Përfaqësuesit të Komunës Hajriz Koci, kordinatori Xhevat Dervishi hapi aksionin dhe foli për rëndësinë e një ambienti të pastër. Ndërsa Përfaqësuesi i Komunës z.Hajriz Koci tha se ambienti i pastër është parakusht për një qytet dhe një shoqëri të mirëfilltë.

Aksioni filloi në ora 10:00 nga Sheshi ” Adem Jashari ” për të vazhduar në rrugën ” Dëshmorët e Kombit ” ku vullnetarët grumbulluan sasi të mëdha të mbeturinave.Më pas aksioni vazhdoi në hapësirat afër ” Shtëpisë së Kulturës ” për të vazhduar në rrugën ” Ilaz Kodra ” ,e më pastaj në rrugën ” 28 Nëntori ” , rrugën ” Osman Geci ” dhe po kjo rrugë u pastrua edhe afër Gjykatës dhe objekteve të banimit.

Vlen të theksohet se aksionit iu bashkua edhe Shkolla Fillore ” Abedin Rexha ” në Turicec, ku morën pjesë më shumë se 200 nxënës të kësaj shkolle. Edhe pse herë pas herë u ndërprem nga shirat, Skenderajit iu larguan më shumë se 5 deponi me mbeturina, poashtu edhe një numër i madh me mbeturina të cilat u grumbulluan në hapësirat afër rrugëve dhe parqeve etj. E gjithë kjo u realizua falë vullnetarëve të cilët me vullnet iu përgjigjën aksionit të sotëm./Teksti dhe fotografia nga Xhevat Dervishi/