Ja si mund të zbulohen tashmë të çarat në ura dhe avionë

Disa inxhinierë britanikë kanë zhvilluar një teknologji të re ultrasonike që mund të tregojë plasaritje të fshehura në krahët e aeroplanëve ose të urave, çka më parë mund të kalonte pa u vënë re dhe që sillte shumë probleme.
Projekti po zhvillohet nga inxhinierët në Universitetin e Bristol në Mbretërinë e Bashkuar.
Sipas tyre kjo do të ofrojë siguri të lartë teksa ofron një mjet të rëndësishëm për inspektorët në mënyrë që të zëvendësojnë materialet përpara se ato të shpërdorohen.
Ajo funksionon falë një sistemi që lokalizon të ashtuquajturat jo linearitete akustike. Thënë qartë, kur valët zanore nuk përputhen me vendet siç mund të pritet, kjo do të thotë se kemi të bëjmë me zona të plasaritura.
Anthony Croxford dhe skuadra e tij përdorin një teknike të quajtur ultrasonika jolineare, për të parë brenda materialit. Qindra sinjale zanore dërgohen përmes materialit, duke dhënë kështu një pamje të asaj që është në brendësi dhe se ku mund të lokalizohen plasaritjet më të vogla.
Croxford thotë se fuqia e vërtet e kësaj përqasje është në mjetet që nevojiten. Metoda jo lineare e imazherisë akustike kërkon pajisje që janë aktualisht ne përdorim brenda industrisë.
Të tilla avancime në vlerësimin jo shkatërrimtar jo vetëm që rritin sigurinë e strukturave por mund të ndihmojnë dizajnin e të ardhmes, për shembull, duke lejuar gjeneratën e ardhshme të mjeteve ajrore të ndërtohen nga material më i hollë dhe më i lehtë.
Studiuesit shpresojnë gjithashtu se teknologjia mund të ndihmojë në ndërtimin e strukturave metalike si ura në një mënyrë më të sigurt dhe më të mirë në të ardhmen./Shekulli/