Ja se si Facebook po planifikon të sjell internet në gjithë botën (Video)

Themeluesi i rrjetit të njohur social Facebook, Mark Zuckerberg, më herët ka paralajmëruar se Facebook është duke punuar në një risi e cila do të sjell internet në gjithë botën.
Kjo risi pritet të bëhet më anë të dronëve, i cili edhe pritet të testohet gjatë verës. Ky dron do të ketë krahë të gjatë sa të një avion “Boeing 767”, por do të peshojë më pak se një makinë për shkak të materialeve me të cilat do të krijohet.
Pesha e lehtë do e ndihmojë dronin të fluturojë për disa javë, muaj ose vite me radhë, duke përdorur vetëm energjinë diellore.