Ja sa policë u lënduan dje në Skënderaj (FOTO)

Ndeshja futbollistike në mes të KF Drenicës dhe KF Gjilanit është përcjellur me incidente të dhunshme. Tifozët mysafirë kanë goditur me mjet të fort një lojtar të Drenicës dhe më pas janë përleshur edhe me Policinë e Kosovës, shkruan Gazeta Online DrenicaPress.

Policia në një njoftim për media, ka bërë të ditur se dje në stadiumin “Bajram Aliu”, janë lënduar tre policë.

“Pas përfundimit të ndeshjes mes dy ekipeve të futbollit, disa shikues janë përleshur mes veti. Si pasojë lëndime të lehta trupore kanë pësuar tre zyrtarë policorë dhe katër shikues. Nuk raportohet për të arrestuar, kurse rasti është duke u hetuar”, ka njoftuar policia./Drenicapress.info/

Fotografia e KF Drenica

Fotografia e KF Drenica

Fotografia e KF DrenicaFotografia e KF Drenica

Lexo tjetër  PE: S’ka heqje vizash pa përmbushjen e dy kushteve