Ja sa milionë euro rrymë kanë paguar qytetarët e Kosovës për serbët e veriut

Gjatë një raportimi në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, kryesuesi i Bordit të ZRRE Arsim Janova ka thënë se së fundmi janë duke u përballur me një sfidë nga sistemi gjyqësor për faturat e energjisë për një vendim për periudhën 2012 deri tash.

“Në vitin 2012 është nxjerrë një vendim që ka afat deri më 31 mars 2018. Avokati i Popullit ka vërejtur këtë, mirëpo kjo çështje ka të bëjë me situatën politike në veri. Kështu që në këtë kategori kanë hyrë edhe humbjet e energjisë të pa autorizuar. Ne i kemi kthyer një përgjigje Avokatit të Popullit, ku kemi thënë se bordi i ZRRE është jo funksional dhe deri sa të kompletohet Bordi ne nuk jemi në gjendje të marrim vendim për këtë çështje. Andaj, ne çdo vendim duhet ta aprovojmë. Pjesa prej 3.5 përqind për veri është hequr nga faturat e qytetarit nga 1 dhjetori”, ka thënë Janova.

Ai tutje ka thënë se 41 milionë euro janë futur për pesë vjet në faturat e qytetarëve.

Deputetja Teuta Haxhiu ka thënë se Avokati i Popullit ua ka hapur sytë deputetëve për shkeljet e të drejtave të njeriut me faturimin e energjisë së veriut tek qytetarët tjerë të Kosovës.

“Kërkoj   të di nga ZRRE se sa është i arsyeshëm vendimi për faturimin e 49 milionë euro prej xhepave të qytetarëve për veriun“, ka pyetur Haxhiu.

Deputetja Miljana Nikoliq nga Lista Serbe ka thënë se vendimi për faturat është arritur në Bruksel ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Serbisë, ngase në atë pjesë ka ndodhë që nuk ka pasur rrymë, sipas saj, me orë të tëra, dhe për këtë kompani nga Serbia energjetike kanë vepruar dhe furnizuar me energji atë pjesë, por nga autoritet e Kosovës nuk janë licencuar ata operatorë të cilët kanë bërë katër herë kërkesë për licencim.

Lexo tjetër  Pamje të reja nga përfshirja në flakë e autobusit me udhëtarë kosovarë (VIDEO)

Deputeti nga Vetëvendosje Sami Kurteshi ka pyetur përse është i detyruar për një qytetar të paguaj energjinë i cili ia ka vrarë shokun dhe nuk e njeh shtetin e Kosovës?.

Sipas tij, nuk mund të ketë asnjë marrëveshje ndërshtetërore që e detyron qytetarin të paguaj energji për dikë  tjetër.

Kryesuesi i Bordit të ZRRE Arsim Janova iu është përgjigjur pyetjes së Nikoliq, duke thënë se refuzimi i kërkesës së operatorëve ekonomik është bërë për arsye se nuk ka qenë në përputhje me legjislacionin në fuqi të Republikës së Kosovës.

Sipas tij, qye tetarët e veriut furnizohen me energji prej KEDS, jo prej kompanive energjetike serbe. Kryetarja e Komisionit Duda Balje ka shprehur interesimin të dijë për qëndrimin e Qeverisë  për ngritjen e çmimit të energjisë elektrike. A është në plan të ngritet çmimi i energjisë?”, ka pyetur Balje.

Kryesuesi i Bordit të ZRRE Arsim Janova ka thënë në Kosovë çmimet e energjisë elektrike janë më të lira se në rajon dhe më gjerë. Drejtues të ZRRE, kanë pranuar se ngarkesa e qytetaërve nuk ka qenë transparente, edhe sipas drejtorit të ZRRE Petrit Pepaj kjo është bërë në mënyrë ligjore.

Sipas tij, ka gjasa të shtrenjtohen tarifat për energji, për shkak të mungesës së gjenerimit dhe rritjes së importit të energjisë. Avokati i Popullit Hilmi Jashari ka thënë se të gjitha ligjet e zbatuara nga ZRRE për energjinë e shpenzuar, është shkelje e të drejtave të njeriut. Ai ka shtuar se tash e tutje ço diskutim duhet të bëhet për kompensimin e mjeteve që kanë shpenzuar qytetarët.