Ja programi i aktiviteteve për “Flaka e Janarit 2015”

Manifestimi “Flaka e Janarit 2015” që sivjet mbahet në përkujtim të 70-vjetorit të masakrës së Gjilanit, fillon më 14 janar dhe përmbyllet me 31 janar, ditë këto që do të jenë të mbushura me homazhe e akademi përkujtimore si dhe me aktivitete kulturore, letrare e artistike, në nderim të heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të kombit. Bujar Haziri, udhëheqës i Njësisë për Kulturë, thotë se gjithçka është gati për fillimin e manifestimit.
Ky manifestim sivjet mbahet në përkujtim të 70-vjetorit të Masakrës së Gjilanit 1944/45
Dita e parë më 14  JANAR fillon me vizitë në FSK – Garnizoni Gjilan, mandej me homazhe te Varrezat e dëshmorëve dhe lapidarët në qytet. Pritje nga kryetari i Komunës për familjet e dëshmorëve si dhe Ndezja e Flakadanit në ora 17:00 te Platoja para Teatrit.
Më datë 17 janar, Peneli i Flakës, ekspozitë kolektive të arteve pamore dhe pastaj shpallja e fituesve të konkursit.
Më 19 janarit mbahet Xixat e Flakës, Festivali i muzikës për fëmijë.
Më 21 janar Akademi përkujtimore për Presidentin Dr. Ibrahim Rugovën.
Më 21 janar mbahet gjithashtu në Akademi tjetër, ajo në përkujtim të 70 – të vjetorit të Masakrës së Gjilanit 1944/45.
Nga data 23 deri më datë 28 janar mbahet Talia e Flakës, që është Festivali i Dramës Shqipe – Trupat Teatrore nga të gjitha trojet shqiptare.
Më 30 janar është Ora e madhe letrare dhe pastaj shpallja e rezultateve të konkursit letrar për poezi dhe tregim.
E më 31 janar, është Fest Flaka, Festivali i muzikës popullore në orën 19:00 në Teatër.
 
Loading...