Ja ministrat e përfolur për t’i zënë vendin Tahirit dhe Klosit

Ne orën 17:00 kryeministri pritet të dalë në komunikimin e tij të përvjashëm live në Facebook për të shpjeguar arsyet e shkarkimit të 4 ministrave të kabinetit te tij.

Por sigurisht që më shumë se arsyet e shkarkimit, kuriozitet për publikun përbëjnë emrat që do të zëvendësojnë ministrat e larguar.

Burime konfidenciale por pohojnë për opinion.al se dy nga emrat e përfolur janë Pandeli Majko në ministrinë e brendshme dhe Blerina Gjylameti në ministrinë e Punës dhe Cështjeve Sociale.

Për shkak të shpejtësisë me te cilën ndodhu shkarkimi i 4 ministrave duket se Edi Rama e ka të vështirë të vendosë për emrat e rinj, por të paktën emrat e Majkos dhe Gjylametit janë më të përfolurit këto orët e fundit.

Majko ka qenë 2 herë kryeministër ndërsa Gjylameti është prurje e re në PS. Ajo u zgjodh deputete për herë të parë në këtë legjislaturë.

 
Loading...