Ja me çka tenton ta korruptojë Policinë e Kosovës shtetasi i Shqipërisë

Një person me pasaportë shqiptare është arrestuar në Mitrovicë pasi ka tentuar ta korruptojë një pjesëtar të Policisë së Kosovës

Siç ka njoftuar Policia përmes raportit zyrtar, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ulqini” në Mitrovicë, të mërkurën. Pas një kundërvajtjeje në trafik, i dyshuari për të shpëtuar nga gjoba ua ka ofruar 10 euro policisë, por ka përfunduar në pranga.

“Rr. Ulqinit – Mitrovicë 21.03.2018. I dyshuari mashkull Rom/Shtetas i Shqipërisë, pas një kundërvajtjeje në trafik, zyrtarëve policorë iu ka ofruar ryshfet në shumë prej 10 (dhjetë) euro. Pas intervistimit i dyshuari me vendimin e prokurorit lirohet”, thuhet në raport.

Në kuadër të punës së Policisë ka pasur raste të shumta kur Policia ka arrestuar personat që kanë tentuar t’u shpëtojnë gjobave në trafik me ryshfet.

Lexo tjetër  Komuna nuk i pagoi shpenzimet e varrimit për Haradin Balaj, flasin familja dhe komuna e Drenasit (VIDEO)