Ja kush janë deputetët e PAN në bazë të 73 përqind të votave të procesuara (Dokument)

Tashmë është e sigurt se koalicioni parazgjedhor PAN ka fituar 39 deputetë në Parlamentin e Kosovës. Rezultatet e 73 për qind të votave të procesuar të koalicionit kanë nxjerrë më të votuarit e koalicionit.

Nga ky koalicion, PDK ka siguruar 21 vende në Kuvend, Aleanca 10, ndërsa Nisma ka marrë tetë mandate.

Në bazë të një liste që ka siguruar Gazeta Express, kreu i kësaj partie Kadri Veseli, që ishte bartësi i listës, është më i votuari kësaj liste me 89.281. pas tij i nominuari për kryeministër, Ramush Haradinaj, me 73.415 vota

Këta janë 10 më të votuarit e koalicionit PAN:

Kadri Veseli 89 mijë e 281

Ramush Haradinaj 73 mijë 415

Daut Haradinaj 22 mijë 457

Fatmir Limaj 21 mijë  745

Enver Hoxhaj 17 mijë e 281

Elmi Reçica 13 mijë e 445

Memli Krasniqi 13 mijë e 347

Sala Berisha-Shala 12 mijë e 510

Mërgim Lushtaku 12 mijë e 419

Teuta Haxhiu 11 mijë e 150

Andin Hoti 10 mijë e 025

Kjo është lista e plotë: