Ja kur publikohen rezultatet e testit të Maturës Shtetërore

Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë ka njoftuar se për shkak të disa problemeve teknike dhe festës së Bajramit, publikimi i rezultateve të testit të Maturës Shtetërore do të bëhet më 21 qershor.

Komunikata e plotë e MASHT-it

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, njofton se për shkak të disa problemeve teknike dhe festës së Fitër Bajramit, publikimi i rezultateve të testit të Maturës Shtetërore 2018 do të bëhet më datë 21 qershor 2018.

Maturantët kanë të drejtë ankese 3 ditë pune, ndërsa publikimi i rezultateve të ankesave do të bëhet më datë 27 qershor 2018.

Lexo tjetër  Beqaj: Po përkushtohemi për ngritjen e aftësive inovative te të rinjtë