Ja futbollistët që kërkon Milani

Milani është në kërkim të Carlo Ancelottit dhe më pas të nis projektimin e skuadrës së re për sezonin e ri.

Sipas të përditshmes italiane “La Gazzetta dello Sport”, Adriano Galiani i ka premtuar 56- vjeçarit një çek prej 120 milionë eurosh, për të investuar në merkato dhe emrat në listën e klubit kuqezi janë të shumtë. Ëndrra mbetet Zlatan Ibrahimoviç, por vështirësitë për të mbërritur te suedezi kanë shtyrë Galianin të mendojë për Karlo Bakën. Autori i një dygolëshit në finalen e Ligës së Europës ka treguar një rritje të madhe gjatë 2 viteve të fundit dhe për një shifër të përafërt me 20 milionë euro, Milani mund ta transferojë në “San Siro”, 28-vjeçarin.

Emra të tjerë për sulmin janë edhe Mario Manxukiç dhe Xhekson Martinez, edhe pse Ançeloti preferon më tepër Bakën. Në mesfushë, objektivi kryesor është Ikai Gyndogan i Borusias së Dortmundit.

Mesfushori me origjinë turke shikohet si përforcimi ideal për të bërë hapin cilësor, ndërkohë veç tij Milani dëshiron të afrojë në skuadër edhe Mario Suarez. Mirëpo, surpriza në mesfushë për Milanin mund të jetë afrimi i Luka Modriç. Sipas mediave spanjolle, lojtari mësohet të jetë i gatshëm për të ndjekur ishtrajnerin e Realit në Itali. Një tjetër repart me probleme në këtë sezon është mbrojtja, ku Milani mësohet të ketë shprehur interes për brazilianin e PSG-së, Markuinjos, i cili nuk po gjen hapësira në formacion, që pas mbërritjes në Francë të David Luiz.