Ja deklarata e Staroves pas barazimit të tretë më rradhë te ‘Nikli’

Feronikeli ka barazuar në udhtim te Gjilani me rezultat 0-0.

Pas ndeshjës kryetrajneri i Feronikelit, Sulejman Starova ka deklaruar se është i kënaqur me lojën por jo me rezultatin, shkruan futbollikosovar.com.

“Jam i kënaqur me lojën por jo me rezultatin, dy skuadrat kanë luajtur një ndeshje të mirë, kemi krijuar disa raste me shumë se kundërshtari ishim më afër fitorës, andaj është dashur të fitojm. Problemi më i madh është kur nuk krijon raste ndërsa kur krijohen nuk realizohen, disi po vuajm në konkretizim.

Barazimet e shumta të Feronikelit janë fryt i konkurencës që ka Superliga e Kosovës, niveli është i barabart mes skuadrave me lojtar cilësor pra skuadrat janë të njejta me forcë”, ka shtuar Starova.

Lexo tjetër  Gazeta shqiptare eliminon Kosovën nga Grupi I (Foto)