Ja cilat janë 10 destinacionet turistike më të lira në botë

Pushimet tuaja nuk ka përse të jenë gjithmonë të shtrenjta dhe luksoze. Nëse ju pëlqen udhëtimi, po aq sa dhe destinacioni, atëherë zgjidhni një nga vendet e mëposhtme për të vizituar dhe do të shpenzoni shumë pak para
Kur bie fjala për të udhëtuar, çasti i përshtatshëm është çdo kohë e çdo stinë. I vetmi problem që i pengon njerëzit nga eksplorimi i botës dhe nga vizitat në shtete të ndryshme me arkitekturë të lashtë, gatime interesante dhe bukuri natyrore, është kostoja.
Por jo çdo vend kërkon mijëra dollarë për t’u vizituar, pasi shumë shtete ofrojnë paketa turistike ekonomike ose mundësi të tjera, të cilat mund t’i përballojë kushdo që është mjaftueshëm i guximshëm të ndërmarrë një udhëtim në një vend të panjohur, trasnetmon GSH.
Këto janë dhjetë shtetet që kanë kosto të ulët dhe që mund t’i vizitoni në çdo kohë pa u ndrydhur prej çmimit.
Bolivia
Shtëpia e shumë aktiviteteve dhe zonave interesante, ky vend i lirë mund t’ju ofrojë jetesë mbreti me shumë pak nga sa mendoni. Mund të gjeni një vend të mirë për të qëndruar, për t’u ushqyer, për transport dhe madje edhe alkool për më pak se 20 dollarë në ditë.
Tailanda
Tailanda është përpjekur të rigjenerojë turizmin e vet teksa shumë kompani turistike ofrojnë oferta të shkëlqyera. Përveç hosteleve, turistët mund të marrin një dhomë private me një banjë për më pak se 30 dollarë nata.
Greqia
Me gjendjen ekonomike të Greqisë, çmimet janë të ulëta dhe turizmi mund të ndihmojë në grumbullimin e parave që vendasit kanë nevojë. Greqia ka arkitekturë të lashtë dhe bregdet të mrekullueshëm, që është një bonus për ata që duan të kalojnë mirë me pak para.
Spanja
Spanja ka probleme të ngjashme me Greqinë dhe i nevojiten disa para nga turizmi. Vendi ka shumë për të ofruar, si dhe ushqim të mirë, histori të pasur me muze e ndërtesa arkitekturore, si dhe bukuri natyrore.
Kosta Rika
Me pak dollarë, Kosta Rika mund t’ju ofrojë udhëtimin me avion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe çmimet brenda vendit nuk janë aspak të shtrenjta. Për më tepër që rënia e valutës vendase në krahasim me atë të huaj, do t’ju japë përparësi në lidhje me paratë. Për më tepër, Kosta Rika është një vend shumë i bukur.
Vietnami
Mund të udhëtoni për në Vietnam për më pak se 20 dollarë dita dhe do t’ju duhet të bëni shumë aktivitete për t’i shpenzuar edhe aq. Dollari vendas, i njohur si Dong, është në shkallën 1 me 21 190 dongs. Paçka rritjes së turizmit në vitet e fundit, vendi mbetet ende një nga më të lirët dhe më të përballueshmit për të pasionuarit pas udhëtimeve.
Rumania
Europa Lindore është shumë e lirë në këto kohë. Mund të gjeni një hostel për vetëm 10 dollarë nata dhe do t’ju duhet të shpenzoni vetëm pak dollarë për një vakt. Çmimet në Rumani janë ngritur së fundmi, por mund të gjeni oferta të mira dhe mund ta përballoni pa vështirës.
Sri Lanka
Vendi i vogël në Veri të oqeanit Indian, është shtëpia e kopshteve botanike, tempujve dhe çajit, duke e bërë Sri Lankën një destinacion shumë të preferuar.Ky vend është më i shtrenjti për sa i përket kësaj liste, por me vetëm 60 dollarë dita mund të shikoni mrekullira dhe do të jeni në gjendje të përballoni të gjitha shpenzimet bazë që ju duhen për udhëtimin.
Nepali
Një vend tropikal me ushqim të mrekullueshëm dhe histori të pasur, Nepali është parajsa e atyre që preferojnë të udhëtojnë me çanta shpine. Ai është arratisja perfekte për ata që janë lodhur me furinë e jetës së përditshme, pasi mund të qetësoheni në zona rurale. Çmimet variojnë nga 20-25 dollarë dita.
Argjentina
Nëse doni të qetësoheni apo të festoni, ky vend jua ofron të dyja mundësitë. Buenos Aires është i mirënjohur për jetën e natës, por mund të vizitoni edhe ujëvarën Iguazu për një ngjitje relaksuese në mal. Mund të qëndroni në vende të lira, të udhëtoni me autobus dhe të ushqeheni me pak para.
 
Loading...