Ja cila zonë prinë me numrin më të madh të veteranëve

Komisioni për verifikimin e listave të veteranëve në tërë Kosovën tani më ka përfunduar me publikimin e këtyre listave.

Ndonëse u vonuan dhe pati shumë parregullsi në këto lista, tani më dihet numri i saktë i veteranëve në të gjitha zonat.

Zona e Dukagjinit kryeson me numrin me të madh të veteranëve. Kjo zonë ka gjithsejtë 6846 veteranë nga tetë brigadat e kësaj zone dhe Komanda kryesore si dhe shtabet lokale, transmeton Indeksonline.

Pas Zonës së Dukagjinit me numrin më të madh të veteranëve është Zona e Pashtrikut me 5550 veteranë nga gjithsejtë gjashtë brigada.

E treta me numër të veteranëve radhitet Zona e Drenicës me 5085 veteranë nga gjithsejtë katër brigada sa kishte kjo zonë, dhe Komanda dhe njësitet vartëse.

Pas Zonës së Dukagjinit, Pashtrikut e Drenicës, radhiten Zona e Llapit me 3058 veteranë, ajo e Nerodimës me 2560, Zona e Shalës me 1743 veteranë dhe ajo e Karadakut e cila ka numrin më të vogël të veteranëve 621.

Nga gjithë kjo del se në tërë Kosovën, statusi i veteranit i është njohur 25,463 personave./Indeksonline/