Ja çfarë i dëmton sytë

Veprimet që tashmë janë kthyer në rutinën tonë të përditshme janë dhe veprimet të cilat kanë një ndikim negativ në shëndetin e syve tanë.

Disa nga veprimet që dëmtojnë shëndetin e syve janë;

Përqendrimi i tepruar në celularin tuaj, është një veprim, i cili ndikon në dobësimin e shikimi tuaj.

Shikoni televizor gjatë natës
Në fakt të shikoni në çdo lloj ekrani gjatë natës, në errësirë, përfshi këtu celularët, kompjuterët, e-reader-at, është e dëmshme për ju.

Fërkoni sytë
Fërkimi i fortë i syve, mund të këpusë venat e gjakut, që ndodhen pas tyre, ky është një veprim që ju mund të bëni pa vetëdije.

Nuk ushqeheni shëndetshëm
Dieta dhe ushqimi i shëndetshëm i bën mirë edhe syve tuaj, përpiquni që të konsumoni ushqime të përzgjedhura që kanë një efekt pozitiv për shikimin tuaj.

Teproni makiazhin
Makiazhi i tepruar e sidomos në zonën e syve është gjithmonë i dëmshëm. Nuk flini gjumë mjaftueshëm. Nëse nuk flini mjaftueshëm do të ndiheni më të lodhur e sytë tuaj do të sforcohen për veprimtarinë e tyre.

Nuk vizitoni okulistin
Vizitat te okulisti ju ndihmojnë të jeni i informuar në lidhje me shëndetin e syve tuaj. Syzet e diellit janë një element mbrojtës për shëndetin e syve tuaj,prandaj ju duhet të kujdeseni për mbajtjen e tyre.