Ja 6 lojtarët nga Kosova që do të nënshkruajn për Kukësin

Kukësi pritet të bëhet sërish me kosovarë, dhe këtë herë duket se lojtarët nga Kosova do të mbizotërojnë në formacionin e tyre.

GazetaOlle.com mëson lojtarët që të mërkurën do të udhëtojnë drejt Tiranës, për të biseduar me Kukësin. Marrëveshja do të varet edhe nga kushtet.

Kështu, nga Prishtina është mbrojtësi Ahmet Haliti, që më parë ka luajtur me Besën e Kavajës. Nga kampioni në fuqi, Feronikeli, vjen Qemail Elshani. Fatih Karahoda është sulmuesi i Besës, që po ashtu pëlqehet nga drejtuesit e klubit fqinj nga Kosova.

Në listë është edhe sulmuesi i Trepçës ’89, Blerand Kurtishaj, si dhe mbrojtësi i Dritës, Ardian Limani. Bashkë me lojtarët udhëton edhe Përparim Islami i Hajvalisë, që për dallim nga të tjerët, ka arritur marrëveshje ditë më parë.

Pjesë e Kukësit janë edhe kosovarët tjerë: Yll Hoxha, Besar Musolli e Kushtrim Lushtaku, të cilët ka gjasa të mëdha të largohen këtë verë.