Izraeli posedon 80 koka me mbushje bërthamore

Izraeli përballet me kritika për fshehjen e aktiviteteve bërthamore

Izraeli i cili në vitet e fundit kritikon veçanërisht aktivitetet bërthamore të Iranit vjen në rendin e ditës pas kritikave ndaj tij “për politikat e mbrojtjes”, që kryen zbatimin e politikave të fshehta në aktivitetet e tij bërthamore dhe i mosqenies palë me Marrëveshjen për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore (NPT).

Izraeli i cili kryen afërsisht 15 miliardë dollarë shpenzime në mbrojtje dhe i cili i jep një rëndësi të veçantë politikave të mbrojtjes, duke patur një program bërthamor “shumë të fshehtë” dhe duke mos patur asnjë të dhënë zyrtare ndodhet në një situatë ku ai si shtet mund të analizohet vetëm nëpërmjet parashikimeve dhe supozimeve.

Ekspertët besojnë se Izraeli posedon 100 apo 200 raketa bërthamore. Krahas kësaj, sipas informacioneve të hartuara nga raportet e aktiviteteve bërthamoreGreenpeace, mendohet se ushtria Izraelite mund të hapë zjarr me mbushje luftarake përmes një nga tre nëndetëseve dhe avionëve luftarakë që posedon.

Parashikohet se programi bërthamor i Izraelit nisi në fillim të viteve 1950 dhe në vitin 1967 prodhoi bombën e parë atomike. Me deklaratat e inxhinierit të armëve bërthamore, Mordehay Vanunu në vitin 1986 ishte shfaqur pretendimi se programi bërthamor i Izraelit ishte më i përparuar sa çmendohej.

Shqetësimet në lidhje me reagimin e mundshëm të botës arabe, kritikat e mundshme që mund të vijnë nga shtresat e ndryshme të shoqërisë izraelite dhe angazhimet e SHBA-së drejt çarmatimit bërthamor, tregohen si një nga arsyet që Izraeli nuk pranon kapacitetin bërthamor para opinionit.

– “Prioritetet e sigurisë në Izrael në vitet e fundit: Irani”

Në vitet e fundit faktorët më të rëndësishëm që ndikojnë në retorikën e çështjes bërthamore të Izraelit vijnë në përparësi me “ndikimin e programit bërthamorë të Iranit ndaj Izraelit dhe se si do të reagojë Izraeli ndaj kësaj”. Veçanërisht në periudhën e Kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu “aktivitetet bërthamore të Iranit” vërehen si rreziku numër një i sigurisë së vendit.

Në fjalimet e Netanyahu dhe të ministrave të rëndësishëm të kabinetit të tij si Ehud Barak me Moşe Ya’alon, shpeshherë ata u shprehin se “Është e pa pranueshme që Irani të bëhet një fuqi bërthamore dhe kjo do të kërcënonte ekzistencën e Izraelit”.

– “Izraeli posedon 80 koka me mbushje bërthamore”-

Sipas të dhënave të publikuara për vitin 2014 nga Instituti për Kërkime Ndërkombëtare të Paqes (SIPRI) me qendër në Stokholm të Suedisë, numri i kokave me mbushje bërthamore në botë është 16 mijë e 300. Ndërsa kokat bërthamore që posedon Izraeli është 80. Izraeli është shteti i vetëm që nuk është palë me NPT në rajonin e tij.

Edhe raporti i publikuar nga Departamenti Amerikan i Mbrojtjes në lidhje me aktivitetet bërthamore të Izraelit, jep disa të dhëna në lidhje me aktivitetet e këtij vendi.

Edhe pse në raport nuk përmendet drejtpërdrejtë se Izraeli posedon armë bërthamore, theksohet se “Në Centralin bërthamor Nahal Sorek kryhen disa punime bërthamore”.

Ekspertët bërthamorë Hans Kristensen dhe Robert Norris në raport duke u shprehur se “Izraeli posedon 80 koka më mbushje bërthamore”, ata tërheqin vëmendjen se “Izraeli ka një potencial për të prodhuar 115 deri në 190 koka bërthamore “me material të zbërthyeshëm”.

Kristensen dhe Norris të cilët theksojnë se Izraeli mes viteve 1967-2004 ka prodhuar 2 ose 3 koka me mbushje bërthamore, ata pretendojnë se “kokat me mbushje bërthamore luftarake në vitin 1982 gjatë luftës së Irakut janë rritur në 35 dhe në vitin 2003 nga 56 janë rritur në 78″.

Qendra Kërkimore për Aktivitetin Bërthamor Negev e cila u krijua në 1950 me ndihmën e Francës dihet që ka qenë hapi i parë më i rëndësishëm në çështjen bërthamore të Izraelit. Një shtet tjetër që qëndron si mbështetës në këtë çështje ndaj izraelit del se është SHBA me ndihmën për krijimin e Qendrës Kërkimore Bërthamore Nahal.

Ekspertët, duke theksuar se duhet ti jepet fund “politikës së fshehtë bërthamore” të Izraelit dhe se ky do të jetë një hap i parë për sigurimin e stabilitetit të gjatë në rajon, ata shprehen se “është e pakuptimtë fshehja e aktiviteteve bërthamore dhe se tejkalon përtej reflektimit të ngurrimit të Izraelit për të mos zbatuar të drejtën ndërkombëtare”.

– “Qendrat Kërkimore Bërthamore Nahal Sorek dhe Negev tërheqin vëmendje”-

Sipas raportit të centraleve bërthamore të publikuar nga organizata e shoqërisë civile Greenpeace, në rajonet Nahal Sorek, Negev, Eilabun, Hajfa, Yodefat, Tirosh dhe Kfar Zekharja në Izrael ndërmerren aktivitete bërthamore.

Qendra Kërkimore Bërthamore Nahal, ndodhet në afërsi të rajonit Javne ku jetojnë 30 mijë banorë dhe me një afërsi prej 30 km nga Tel Avivi. Sipas raportit reaktori i cili është nën mbikëqyrjen e sigurisë së UAEK dhe i cili ka në përdorim një zonë sigurie të përbashkët me bazën ajrore Palmahshim që nga viti 1960 e deri tani ai është në gjendje aktive.

Ndërsa Qendra Kërkimore Bërthamore Negev ndodhet 10 km në afërsi të njëjtit qytet ku jetojnë 34 mijë banorë dhe në një largësi prej 40 km nga kufiri jordanez dhe është ndërtuar mbi shkretëtirën Negev.

Sipas të dhënave në raport, qëllimi i Qendrës Kërkimore Bërthamore Negev është prodhimi i armëve bërthamore, por qeveria Izraelite shmanget të konfirmojë apo mohojë këtë të dhënë publikisht.

Theksohet se Izraeli në bazën detare Hajfa posedon nëndetëse diezel të Klasit Dolphin prodhim Gjerman, dhe theksohet më tej se këto nëndetëse janë të pajisura dhe se mund të përdorin raketat Cruise me kokë bërthamore luftarake. Kjo tregon se Izraeli krahas fuqisë bërthamore ajrore dhe tokësore ai posedon edhe fuqinë bërthamore detare. Rajoni Hajfa e cila ka një popullatë prej mbi 250 mijë banorë gjithashtu është edhe qendra e industrisë kimike dhe petrokimike. Parashikohet se numri i raketave Cruise këtu është afërsisht 20.

Ndërsa mes bazave të tjera në raport tregohen edhe centrali i montimit të armëve bërthamore në Jodefat, qendrat e depove të armëve bërthamore taktike në Tirosh dhe Eilabun, si dhe baza e raketave bërthamore Kfar Zekharja.