Itali, qytetari njofton policinë se në koshin e plehrave kishte një fëmijë, zbulimi ishte i papritur

Fillimisht nisi si një situatë tragjike por më pas përfundoi me një buzëqeshje. Një kalimtarë i rastit dëgjon të qarat e një fëmijë që vinin nga kontenierët e përcaktuar për grumbullimin e veshjeve të përdoruar. Ngjarja komike ka ndodhur në një qytet të Italisë.

Qytetari kur dëgjoi të qarat e fëmijës, njoftoi policinë. “Shpejt, vraponi! Dëgjova një fëmijë që të qante brenda kontenierit të rrobave të përdorura”,  i tha i alarmuar policisë, kalimtari. Patrullat e policisë shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kontrolluan në kontenierin e blinduar. Policia nuk mund tw shikonte asgjë dhe ishte e domosdoshme që të njoftoheshin shërbimet zjarrfikëse, për ta thyer kapakun e kontenierit. Ishin minuta ankthi, frike dhe tensioni.

Në vendin e ngjarjes erdhi ambulanca. Brenda pak kohësh, zjarrfikësja theu kapakun e kontenierit dhe për fat të mirë, brenda tij nuk kishte asnjë fëmijë. Ata gjetën një kukull të karikuar me bateri, por pavarësisht kësaj kanë nisur hetimet për gjetjen e autorit të ‘ngjarjes’. Nëse do të identifikohet, ndaj tij do të nisin hetimet  për alarm të rremë.