Ismet Topalli i “Feronikelit” të Drenasit shkon në finale (Foto)

Në ambientet e Pallatit të Rinisë në Prishtinë sot u zhvillua ndeshjet e çerekfinales së Kosovës në kampionatin individual të shahut.

Drenica Press pat raportuar për arritjet e shahistëve të Drenasit në këto gara, të cilët nga gjithsej 128 garues kosovar, arritën që në 16-shen më të mirë, të dalin 3 garues nga Drenasi.

Ndërsa në çerekfinalen arriti garuesi Ismet Topalli nga klubi i shahut “Feronikeli” Drenas.

Në përballjen e sotme kundër Osman Saraçit, Topalli arriti të dal triumfues duke siguruar pjesëmarrjen në final e cila do të mbahet më 01.04.2017

Loja e çerekfinales së ardhshme do të zhvillohet të enjten në mes të Bedri Sadiku – Besim Uruçi.

Në finale shahisti i Drenasit, Ismet Topalli, do të takohet me Bedri Sadikun ose Besim Uruçin.

Me fitoren e sotme të Ismet Topallit edhe njëherë u vërtetua se Drenasi ishte dhe do të mbetet vatër e sportit. /Drenica Press/

 
Loading...