Ismet Munishi, ky super men i mediave (FOTO)

Kushtet e gazetarëve të sportit në Kosovë dihet që nuk janë më të mirat dhe deklaratat pas ndeshjeve zakonisht i marrin në terren të lojës, meqë FFK nuk ka qenë asnjëherë në gjendje të vendosë rregullin e konferencave për media pas ndeshjeve.

Edhe më keq është kur mediat e caktuara dërgojnë në ndeshje vetëm kameramanët pa gazetarë fare, meqë redaksitë e sportit i kanë të “sakatuara” dhe nuk i trajtojnë si duhet.

Në foto shihet trajneri i Feronikelit Ismet Munishi, i cili mban vetë mikrofonat e televizioneve teksa jep deklaratën pas ndeshjes, ku nuk duket se ka pasur gazetarë.Përderisa për Munishin, të njohur për deklarata sensacionaliste dhe veprime kundërthënëse, kjo edhe mund të duket qesharake, për mediat në Kosovë është asgjë më pak sesa tragjike për mënyrën se si funksionojnë.

Munishi meriton mirënjohje pse u ndal para mediave duke dhënë deklaratë pas ndeshjes, njëjtë si kameramanët që bashkë me Munishin, kryejnë punën e gazetarëve.

Lexo tjetër  Lyon-Juventus, formacionet startuese