ISIS vret militantët e vet dhe ua shet organet e trupit

ISIS janë duke siguruar të holla, duke i vrarë militantët e tyre të plagosur në përleshjet e rënda.

Shitjen e organeve të ushtarëve të tyre, ata po e realizojnë  në tregun e zi, shkruan Thesun.

Terroristët janë duke përdorur organet e ushtarëve të tyre, si një mënyrë për të financuar operacionet e tyre, kanë thënë sot raportet e medias, transmeton Indeksonline .

Grupi xhihadist  është gjithashtu duke përdorur organet e trupit të robërve të tyre për transplantim, shkruajnë mediat spanjolle.

Sipas raportit, ISIS ka ngritur një ekip mjekësor në Mosul të kryesuar nga një mjek gjerman i cili eksporton organet e trupit në Siri dhe në rajonet e Kurdistanit  për transplantim tek anëtarët e tyre ose edhe për shitjen e tyre.