Ish-këshilltari i Jahjagës, i bashkohet AAK-së

Ish-gazetari dhe ish-këshilltari i Atifete Jahjagës sa ishte presidente e Kosovës, Arbër Vllahiu, sot do t’i bashkohet AAK-së.

Aderimin e tij në partinë e Ramush Haradinajt e ka konfirmuar vetë AAK-ja, e cila do të mbajë një konferencë për media për prezantimin e Vllahiut.

Sipas një njoftimi nga AAK me këtë rast do te ketë prononcim për media, ku do të flasë edhe kryetari Haradinaj.