Ish-kampioni i botës lë boksin për t’u bërë infermier (Foto)

Një ish-kampion botëror i boksit ka vendosur të heqë dorëzat e tij të mëparshme dhe t’i vendos ato të mjekut.

Zab Judah, 40 vjeç, ka vendosur që t’i jap fund boksit dhe të bëhet infermier në vazhdim të jetës së tij.

Sipas TMZ Sport, ish-fituesi i IBF dhe WBO ka filluar të ndjek mësimet për infermier në një shkollë nate.

Juda nuk ka qenë i njohur për polemika në të kaluarën dhe është marrë vetëm me profesionin si boksier.

Ai ka zhvilluar 54 ndeshje profesionale, ku i ka fituar 43 (30 me KO), ka humbur nëntë dhe dy ndeshje kanë përfunduar pa fitues.