Ish-futbollisti i Drenices drejt Superligës zvicërrane (Foto)

Futbollisti nga Kosova Lindore, më sakt nga Tërnoci, Samir Ramizi është afër të inkuadrohet në Superligën zvicërrane me skuadren Xamax, ngase kryesojn renditjen në rangun e dytë të futbollist në këtë shtetë.

Por futbollisti Ramizi më parë ka qenë pjesë e dy skuadrave kosovare, siç janë Drenica (2009) e Drita (2010), për tu transferuar më pas te skuadrat Stade Nyonnais (2012), Servette FC (2012), Etoil Carouge (2013), Servette FC (2013), Wohlen (2014) e së fundi nga viti 2016 te Xamax, shkruan futbollikosovar.com.

Ramizi është 26 vjeçar dhe luan si mesfushor ofanziv, ku me skuadren Xamax kryesojn renditjen tabelare me 18 pikë më shumë se pozita e dytë pas 27-të xhirove, dhe pothuajse nga edicioni i ardhshëm do jenë pjesë e Superligës zvicërrane në futboll.

Kujtojm se te kjo skuadër gjindet edhe futbollisti i Kombëtarës U21 të Kosovës, Arbenit Xhemajli i cili luan si qendërmbrojtës./futbollikosovar.com/

Image result for samir ramizi drenica

Lexo tjetër  Iniesta asiston, Pique shënon, Spanja fiton (video)