Isa Mustafa anulon fushatën në Drenas, tregon arsyen!

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka bërë me dije se sot nuk do ta mbajë fushatën zgjedhore në Drenas siç ishte planifikuar.

Kjo, në shenjë respekti për ata që humbën jetën mbrëmë në aksident.

Mustafa u ka shprehur ngushëllime familjeve.

“Të nderuar veprimtarë të LDK-së dhe qytetarë të Drenasit. Sot LDK nuk e mban tubimin e fushates zgjedhore në Drenas, në shenjë të respektit dhe dhëmbjes për të rinjët që tragjikisht humbën jetën mbrëmë në fatëkeqësinë e komunikacionit në Komaran.

Familjeve të viktimave dhe qytetarëve të Drenasit ju shprehim ngushllimet më të thella! IM”, ka shkruar ai.