“Irani me armë nukleare mijëra herë më i rrezikshëm se ISIS-i”

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu edhe njëherë ka rrahur daullet përn rrezikun që i kanoset botës, sipas tij, nga marrëveshja bërthamore me Iranin, duke thënë se një Iran i pajisur me armë bërthamore është mijëra herë më i rrezikshëm dhe më shkatërrues se ISIS-i.

Gjatë takimit senatorin amerikan, Bill Cassidy edhe njëherë ka thënë se në marrëveshjen që po punohet tani mes P5+1, është një ndër opsionet më të këqija, transmeton Indeksonline.

“Nuk shoh ndonjë arsye për të vrapuar për të bërë marrëveshje, e jo më për një marrëveshje që i hap rrugën Iranit për bërë bomba atomike, dhe që gjithashtu mbush arkat e Iranit me dhjetëra miliarda dollarë, për ta vazhduar agresionin e vet më pas nëpër Lindjen e Mesme”, ka thënë Netanjahu.