iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus me Force Touch në ekran!

Së fundmi kanë qarkulluar shumë thashetheme mbi specifikat e mundshme të iPhone 6s dhe 6s Plus. Ndërkohë së fundmi, janë bërë të ditura disa tipare të reja të këtyre paisjeve.

Sipas një raporti të fundit nga Mark Gurman për 9 to 5 Mac, iOS 9 pritet të sjell Force Touch në iPhone 6s dhe 6s Plus. Siç duket, Apple ka punuar mbi sjelljen e Force Touch në dy pajisjet e reja.

Sipas këtij raporti, duket se ekrani Force Touch do të jetë risia më e madhe që do të sjell Apple në pajisjet e reja të gjeneratës 6s. Funksionet e Force Touch do të jenë të ngjashme me ato të trackpad nga Appple në MacBook dhe MacBook Pro.

Apple pritet të lajmërojë lansimin e iOS 9 në konferencën Ëorld Ëide Developer përderisa Force Touch nuk pritet të lansohet deri në ardhjen e modeleve të reja të iPhone.

iPhone 6s dhe 6s Plus pritet të jenë të fuqizuara me procesor Apple A9 dhe të kenë RAM memorie më të shpejtë se të pajisjeve aktuale iPhone.

Sipas raporteve të deritanishme, thuhet se këto pajisje të reja mobile nga Apple do të jenë të pajisura me kamerë prej 12 mega-piksel, që do të përdorin sensor të ndërtuar nga Sony.