Intervistë me Xhavit Drenorin: Ta çlirojmë Drenasin nga shefat e mëdhenjë!

Xhavit Drenori është asambleist në Kuvendin Komunal të Drenasit. Padyshim më punëtori në këtë kuvend, duke dalur çdo ditë në teren për të adresuar në komunë hallet e banorëve të Drenasit.

Së fundi Drenori ka formuar edhe një Iniciativë Qytetare “Vizioni për Drenasin”, dhe ka mbledhur afër vetës njerëz të dëshmuar të këtij qyteti.

Drenori edhe në zgjedhjet e 22-tetorit do të kandidoj për kryetar të Drenasit, si dhe “Vizioni për Drenasit” konkuron me 34 asambleist.

Në një intervistë për Drenicapress, Drenori ka bërë të ditura arsyet pse i ka hyrë garës për kryetar të Drenasit.

 

DRENICAPRESS: Kush është Xhavit Drenori?

Drenori: Jam i lindur në Dobroshec, komuna e Drenasit. Shkollen fillore e kam vijuar dhe përfunduar në vendlindje, ndërsa të mesmen në gjimnazin e Drenasit. Studimet i kam filluar në Universitetin e Prishtinës në vitin 1999, në Fakultetin e Filologjisë – dega e germanistikës. Gjatë studimeve, si student i dalluar kam fituar burse studimi (një semester) për të vijuar studimet në Universitetin e Hamburgut – Gjermani.

Në vitin 2004 kam vazhduar magjistraturën në dy Universiteti dhe shtete të ndryshme (në Universitetin e Rouses në Bullgari dhe Universtitin e Chemnitzit në Gjermani – program ndëkombëtar), me burse të plotë në Studime Evropiane. Tre semstra në gjuhën angleze dhe një tjetër në gjuhën gjermane. Temen e kam mbrojtur para një komisioni ndërkombëtar në gjuhën gjermane me temen: Rruga e Kosovës drejt BE-së.

Në vitin 2013 kam filluar studimet e doktoratës në Marrëdhënje Ndërkombëtare në Universitetin Evropian të Tiranës dhe jam fare në finalizim të saj. Tema e doktoratës lidhet me proceset demokratike në Kosovë, dhe pjesë përbërese e saj është edhe aktivitet im në qeverisjen lokale në Drenas (rast studimi janë denoncimet tek organet gjegjëse dhe efikasiteti i gjyqësorit).

Nga viti 2013 jam Asamblist në Kuvendin Komunal. Paralelisht jam i angazhuar edhe si profesor i gjuhës gjermane dhe përkthyes gjyqësor i gjuhës gjermane.

Jam i martuar dhe baba i dy fëmijëve.

 

Drenicapress: Pse vendosët të kandidoni për kryetar të Drenasit?

Drenori: Me ekipen time e kemi analizuar me vemendje dhe në hollësi qeverisjen Lladrovci.

Kemi ardhur në përfundim se Drenasit i duhet në këtë fazë një udhëheqës i cili nuk diktohet nga lider partie ose grupi interesi, një udhëheqës vizionar që pas fazës emergjente të stabilizimit të adminsitratës dhe largimit të korrupsionit nga ajo, harton dhe zbaton politika zhvillimore.

Ne kemi një plan të detajuar për qeverisjen lokale 2017-2021 dhe besojmë që ndryshimet e nevojshme në Drenas do ti jetësojmë brenda këtij mandati qeverisës.

 

Drenicapress: Cka mendoni z.Drenori për qeverisjen e deritanishme në komunën e Drenasit?

Drenori: Qeverisja e deritashme ishte diç më ndryshe nga ajo e kaluara, në kuptim pozitiv. Mirëpo është ende larg asaj që qytetarët e Drenasit kanë nevojë. z. Lladrovci i kishte marrë disa vendime të rëndësishme në fillim të mandatit, por të cilat për fat të keq mbetën të izoluara. Pra nuk kishte konsistencë në ndryshimet e nevojshme. Ne besojmë se shumë shpejt ju tërhoq vërejtja nga “shefat” z. Lladrovcit dhe përveç një mënyre kogja autoritare e përzier me diktaturë (ndoshta i ka mbetur si shprehi prej ushtaraki nga aktiviteti në Trupat Mbrojtëse të Kosovës) duke e mbajtur me forcen e  frikës rregullin dhe asesi të krijoj standard konform ligjit, qoftë në adminsitratën komunale përfshirë edhe dikasteret si shkollat, shtëpitë e shendetit etj. Pra, z. Lladrovci “kufijtë” e ndryshimeve i ka vënë shumë të limituar.

 

Drenicapress: Si do të duket komuna e Drenasit nën qeverisjen tuaj?

Drenori: Një komunë në shërbim të qytetarëve, bashkëpunues me të gjitha grupet e interesit që veprojnë në Drenas për të mirën e qytetarëve.

Na duhen disa muaj kohe për stabilizim të adminsitratës. Do funskionalizojmë në maksimum efikasitetin në ofrimin e shërbimeve për qytetarët tanë. Do eleminojmë korrupsionin dhe përgjëgjesit që zihen në afera korruptive, do ti përballim me oraganet e drejtsësisë (pa kompromis). Do stabilizojmë arsimin duke kthyer meritokracinë dhe profersionalizmin në angazhim të stafit arsimor nëpër shkolla.

Nxënësve të ciklit të ulët do ju ofrojmë një shujtë (ushqim/kifle dhe qumësht).

Transport falas për në shkollë dhe anasjelltas, shtëpi.

Do kërkojmë efiqincë në shërbime në shëndetësi. Do të funksionalizojmë aparturat si rrezatimi Röntgen dhe shërbimet tjera të nevojshme.

Barnat e listës esenciale nuk do të mungojnë më në QKMF-të tona.

Do funksionalizohet shërbimi 24 orësh në QKMF-në në Komoran. Pra do të decentralizojmë shërbimin shëndetësor.

Qentë endacak do të eleminohen/largohen nga qyteti dhe vendet e frekuentuara nga njerëzit.

Do ndërtojmë një muze i cili do të këtë vend të mjaftueshme për luftën e lavdishme të UÇK-së si dhe për gjërat tjera me vlerë që e karakterizojnë treven tonë dhe Kosovën në përgjithesi. Ky muze do të jetë i ndërtuar afër rrugës që shpie për Skenderaj dhe besojmë se të gjithë vizitoret që vizitojnë kompleksin e Jasharajve,, do të ndalen për të vizituar edhe këtë muze.

Do funksionalizojmë trupen teatrale të Drenasit.

Paralelisht me këto veprime konkrete, ne do të koncentrohemi që në bashkëpunim të ngushtë me përfaqësues të bizneseve dhe grupeve tjera interesi (si OJQ) dhe konsulent vendor e ndërkombëtar të krijojmë që nga viti i parë politika zhvillimore që e përkrahin biznesin e vogël dhe të mesëm.

Do hapim zyrë inovative për thithjen e donacioneve nga brenda Kosovës, por njëkohësisht do të lidhim dhe forcojmë kontakte edhe me jashtë, në kuptim të thithjes së investitorëve nga jashtë.

Këto janë pra vetëm disa nga veprimet konkrete të Vizionit për Drenasin për qeverisjen lokale 2017-2021.

Programin e plotë do ta prezantojmë para qytetarëve në diten e parë hapëse të fushatës elektorrale dhe të tillin do e dergojmë derë me derë në çdo shtëpie në komunën tonë./Drenicapress.info/