INTERPOL pastron listat, vetëm dy kosovarë të kërkuar publikisht (FOTO)

Deri para disa ditësh në faqen zyrtare të INTERPOL-it në internet kanë figuruar dhjetëra kosovarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Por ka një kohë që lista është pastruar dhe në ueb-faqe gjenden vetëm dy të kërkuar publikisht.

Dzemal Kapetanovic dhe Florim Hoxha janë dy të kërkuarit e vetëm që shfaqen nëse bëjmë “search” të “Under UNMIK- Kosovo (mandate), transmeton Indeksonline.

Lista mund të jetë e gjatë e kosovarëve të kërkuar nga INTERPOL-i, mirëpo publikisht kërkohen vetëm Kapetanovic dhe Hoxha. Derisa i pari ka lindur në Çeki, Hoxha vjen nga Rahoveci.

Kosova nuk figuron ende si shtet në INTERPOL pasi kjo organizatë e sigurisë ndërkombëtare ende nuk e ka njohur atë si anëtare.

E derisa në vendin tonë të shpallur publikisht janë vetëm dy persona, në Shqipëri lista është shumë më e gjatë. Janë 160 shtetas të këtij vendi që po kërkohen publikisht prej vitesh nëpërmjet faqes së INTERPOL-it.