Interi vëzhgon Abrashin

 

Edhe një futbollist shqiptar mund të transferohet në Seria A. bëhet fjalë për Amir Abrashi, mesfushori i Kombëtares Shqiptare dhe Grasshopperit është në vëzhgimin e skuadrës italiane të Interit.
Sipas mediave zvicerane Inter është duke e ndjekur nga afër anëtarin e Kombëtares së Shqipërisë dhe pritet t’i futet bisedimeve me agjentin e lojtarit për ta transferuar Abrashin në merkaton e verës.
Forma e mirë e Abrashit ka zgjuar edhe interesimin e Werder Bremen, Genoa, Torino dhe Lazio.