Interi “peshkon” në Premierligë, në listë tre emra të mëdhenj

Interi po punon intensivisht për sjelljen e emrave të mëdhenj në afatin kalimtar të verës, për të kthyer skuadrën nga San Siro, në majat e futbollit italian dhe atij botëror.

Calciomercato, shkruan për tre emra që mund të zbarkojnë te skuadra e Roberto Mancini.

Yaya Toure, Petr Cech dhe Stefan Jovetic, mund t’i bashkohen Interit.

Ardhja e Petr Cech, nënkupton shitjen e Samir Handanovic, që po kërkohet nga Manchester United, si pasues i De Gea, që pritet të kalojë në Spanjë, te Reali.