Interesim i madh i veteranëve për t’u pajisur me vërtetime (Foto)

Dje ishte paralajmëruar funksionalizimi i zyrës për lëshimin e vërtetimeve për veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kjo zyrë do të lëshoj 3 mijë e 600 vërtetime për veteranët të cilët kanë mbetur pa marr pensione tash e disa muaj, shkruan Indeksonline.

E sot qysh në orët e para të mëngjesit, shumë veteranë janë duke pritur para objektit të Qeverisë së Kosovës për të marr vërtetimet.

Zyra për lëshimin e vërtetimeve pritet që për 60 ditët e ardhshme të përmbyll këtë proces, i cili është përcjell me disa probleme qysh nga fillimi.

 
Loading...