Institucionet komunale përkujdesen për shëndetin oral të fëmijëve

Ka filluar realizimi i fazës së dytë të projektit shëndetësor për kontrollimin sistematik të  shëndetit oral të  nxënësve në shkollat e  Komunës së Mitrovicës.

Nënkryetari i komunës, Faruk Mujka, bashkë me drejtorin e drejtorisë së Arsimit, Skender Avdiu, drejtoreshën e Drejtorisë së Shëndetësisë Vlora Haxhimehmeti dhe  ushtruesin e detyrës së drejtorit të QKMF-së, Vllaznim Hoti, kanë vizituar Shkollën fillore “Avdullah Shabani”, ku ekipi i mjekëve më në krye Nexhmije Sadiku-Baruti, po i  kontrollonte dhëmbët e fëmijëve.

Nënkryetari Mujka, tha se është kjo një iniciativë e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Drejtorisë së Arsimit cila është mirëpritur nga nxënësit, arsimtarët dhe prindërit.
“Posa të kryhet ky projekt, do të vazhdojmë me projekte të tjera edhe për shkollat e mesme dhe për kontrollin e tërësishëm shëndetësorë të nxënësve. ”Jemi të interesuar shumë për shëndetin e fëmijëve tanë, andaj edhe nuk do të kursejmë që ata të jenë të shëndoshë dhe të zhvillohen e rriten pa probleme shëndetësore“, tha nënkryetari Mujka.
Drejtoresha për Shëndetësi në Komunën e Mitrovicës, Vlora Haxhimehmeti, tha se projekti ka filluar më parë dhe se kjo është faza e dytë që po implementohet. Sipas saj, gjetjet e mjekëve kanë treguar se projekti është i qëlluar dhe se duhet të qohet deri në fund,  sepse janë konstatuar sëmundje tek  nxënësit.
Drejtori i Arsimit, Skender Avdiu, tha se u vërtetua në mënyrë të plotë arsyeshmëria e këtij projekti i cili duhet të vazhdohet dhe të zgjerohet. “Besojmë se deri më 31.06.2017 do të vizitohen nga mjekët e shëndetit oral të gjithë nxënësit e shkollave të Mitrovicës”, tha ai.
Ushtruesi i detyrës së drejtorit të QKMF-së, Vllaznim Hoti, tha se në këtë shkollë ekipi i mjekëve do të jetë deri më 14 mars kur edhe pritet të përfundoj punën dhe më pastaj puna do të vazhdoj edhe në për shkollat të tjera. ”Në në QKMF jemi të gatshëm që pas gjetjeve dhe konstatimeve të mjekëve të fillojmë trajtimin e nxënësve tek të cilët janë konstatuar anomali“, th ai.
Mjekja Nexhmije Sadiku Baruti, tha se ekipi i saj me kujdesin më të madhë po bënë kontrollin e shëndetit oral të nxënësve. ”Fatkeqësisht, po vërejmë se një numër i konsiderueshëm i nxënësve është i prekur nga kariesi, andaj ne po u preferojmë atyre   dhe prindërve që të vazhdojnë trajtimin në ambulancat e QKMF-së”, tha ajo.
Edhe drejtori i shkollës, Haki Shyti u deklarua të jetë i kënaqur për punën  që po bëhet  për të mbrojtur shëndetin e nxënësve, prandaj edhe falënderoj komunën, drejtoritë përkatëse, QKMF-në dhe mjekët për realizmin e këtij projekti.
 
Loading...