Me iniciativë të mërgimtarit nga Gjermania festë edhe në fshatin Baks (FOTO)

Festë për 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës kishte edhe në fshatin Baks të Skenderajt.

Elmi Osmani një mërgmitar që punon dhe jeton në Gjermani ka sponzorizuar organizmet në fshatin e tij të lindjes.

Nuhi Osmani, vëllau i Elmiut, tregon se si shkoj organizmi dhe festa për 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

“Në jemi familjar të cilët kemi organizuar këtë ngjarje për nder të 10 vjetorit të pavarësisë. Ideja për këtë ishte e vllaut tonë i cili jeton në Gjermani dhe së bashku me të, kemi vendosur këtë nobeliskun lartë dhe lagja jonë është pajisur me maica nga ky sponsor. Përndryshe në jemi familjar të dëshmorit të kombit, Sejdi Osmani, ndërsa kjo foto e fundit është bërë në Paklek të Drenasit,  aty i kemi të vrarë në këtë masakër, dy motra me fëmijët e tyre të cilat u masakruan me dt 17 prill 99 me 6 fëmijë. Ky ishte edhe një entuziazëm dhe krenari që ndijme në si familjar për këtë ngjarje”, ka thënë Osmani.

 

Lexo tjetër  Kurti kujton 77 qytetarët e vrarë në Vushtrri