Imami i Drenasit në polici, pas lirimit tregon…

Imami i xhamisë dhe ish-kryeimami i bashkësisë islame të Drenasit mulla Osman Musliu është shoqëruar në polici për shkak të një postimi në Facebook rreth një kishe protestante.

Ai u shpreh i indinjuar dhe kërkojë që hoxhallarët të mos thirren në polici për arsyje banale, kur vendi është i zhytur në kriza shumë më të mëdha se kjo, poashtu shtojë se po punon gjithnjë për një Kosovë më të mirë.

Ky është reagimi i plotë i mulla Osman Musliut:

“Sot isha ne Polici, Njësinë e Hetimeve te Përgjithshme -DRP-Prishtinë për shkak të këtij postimi në Facebook se dikush nga “trimat” e fb e paska “tut” Pastorin Fehmi Cakolli..!!!
Deklaratën që dhashë në polici po e ndaj edhe me ju publikisht: Turp për ata që thërrasin apo mundohen të friksojnë hoxhallarët sikur unë, me këto veprime.
Ndërsa për ata që bëjnë këso veprime do u kisha thënë vetëm dy fjalë: Në këtë gjendje kur problemet dhe të ligat na kanë rrethuar nga të gjitha anët të thirrët në Polici një hoxhë për një postim është absurde.. Kjo po i bjen për dikënd nanë e për dikënd njerkë!
Apo dikush :”bume / granat e kurgja kerkujna,a dikush po… e u ba nami”
Nuk e kemi nijet as mu frikësu as mu ndal drejtë një Kosove më të mirë dhe një populli më të vetëdijshëm…”